Administrata Ushtarake e Kharkiv tha se 15 persona kanë vdekur dhe 16 janë plagosur në të gjithë rajonin, transmeton InLajmi.
Në një postim në Telegram, Oleh Syniehubov tha se 6 persona ishin nga Chuhuiv, 5 nga Kharkiv, 3 nga Zolovhiv dhe një nga Derhachi.
Forcat ruse po granatojnë qytetin e 2-të më të madh të Ukrainës, Kharkiv, kanë shënjestruar zonat e banuara dhe industriale në të gjithë qytetin, sipas Serhii Bolvinov, kreu i Departamentit Hetues të Policisë Kombëtare në Kharkiv.
Përveç atyre që vdiqën në Kharkiv, 4 persona të tjerë u vranë në qytetet dhe fshatrat përreth, shkruan CNN.
Zyrtarët ukrainas raportuan se bombardimet ruse janë rritur gjatë natës. /InLajmi/