Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në mbledhje e parë të përbashkët në Kuvend, raporton InLajmi.

“Të ftoj të mblidhemi bashkë për 28 nëntor të 2 parlamentet në Kuvend, por nëse të 2 arrijmë të bindim të 2 kryesitë e Kuvendeve në Kosovë dhe Shqipëri që të kemi një kuvend të përbashkët” tha ai.
Rama ka thënë se kjo mbledhje e përbashkët e Kuvendit duhet të bëhet nëse pranojnë të 2 kryesitë e Kuvendeve.

Tutje Rama falënderoi edhe një herë të gjithë anëtarët e mbledhjes për durimin./InLajmi/




















