Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në përmbyllje të fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët të 2 qeverive ka gjetur kohë edhe për pak humor, raporton InLajmi.
“Faleminderit që ndaluat shiun dhe që ndaloi ai qeni duke lehur para se të këndonim himnet, ai qen simbolizoi disa njerëz në botën e jashtme që tentojnë të fusin xixa mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu” tha Rama.
Rama pati një mesazh duke krahasuar qenin që lehte para këndimit të himneve me njerëz nga bota e jashtme që sipas tij tentojnë të “fusin xixa” mes tij dhe Kurtit./InLajmi/
















