Dita Botërore e Refugjatëve është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar refugjatët anembanë globit, transmeton InLajmi.
Çdo vit më 20 qershor festohet forca dhe guximi i njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar konfliktit ose persekutimit.
Dita Botërore e Refugjatëve është një rast për të krijuar ndjeshmëri dhe mirëkuptim për gjendjen e tyre të vështirë dhe për të njohur qëndrueshmërinë e tyre në rindërtimin e jetës së tyre.
Kushdo qofshin ata, njerëzit e detyruar të ikin duhet të trajtohen me dinjitet. Çdokush mund të kërkojë mbrojtje, pavarësisht se kush është apo çfarë beson. Është e panegociueshme: kërkimi i sigurisë është një e drejtë njerëzore.
Ngado që vijnë, njerëzit e detyruar të ikin duhet të mirëpriten.
Refugjatët vijnë nga e gjithë bota. Për të shpëtuar nga rreziku, ata mund të marrin një avion, një varkë ose të udhëtojnë në këmbë.
Ajo që mbetet universale është e drejta për të kërkuar siguri. Sa herë që njerëzit detyrohen të ikin, ata kanë të drejtë të mbrohen, shkruan Agjencia e OKB-së për Refugjatët.
Cilido qoftë kërcënimi, lufta, dhuna, persekutimi, të gjithë meritojnë mbrojtje. Gjithkush ka të drejtë të jetë i sigurt./InLajmi/