Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se pas marrëveshjes që u nënshkrua sot në mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri, hiqen të gjitha kufizimet për pranimin e studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, përcjell InLajmi.
Nagavci ka thënë se kjo marrëveshje ka siguruar mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria që të aplikojnë në 19 universitetet publike të vendeve tona.
Tutje Nagavaci ka thënë se kështu rriten mundësitë për përzgjedhje të institucionit dhe programit të studimeve.
Postimi i plotë i saj:
Mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria që të aplikojnë në 19 universitetet publike të vendeve tona.
Me Marrëveshjen që u nënshkrua sot në mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri, hiqen të gjitha kufizimet për pranimin e studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë në 2 vendet tona.
Përveç që rriten mundësitë për përzgjedhje të institucionit dhe programit të studimeve, lajmi i mirë është se, të rinjtë tanë do të mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi që nga ky vit akademik, pasi që Marrëveshja u nënshkrua në prag të afateve për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë./InLajmi/