Ministrat e qeverisë shqiptare janë nisur me autobus drejt Kosovës, për të qenë të pranishëm në mbledhjen e 8 të përbashkët mes 2 qeverive. Mbledhja do të zhvillohet në Prishtinë dhe pritet të nisë në orën 11:15, shkruan A2CNN.
Siç shihet në foton e publikuar nga ministrja Milva Ekonomi, në autobus janë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi; ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja; ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka; ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; ministrja e Kulturës, Elva Margariti; ministrja e Transportit, Belinda Balluku; ministrja e Arsimit, Evis Kushi, si dhe ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi.