Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën të vazhdojë seanca e mbetur në gjysmë me pikat e rendit të ditës, raporton InLajmi.
Lidhur me këtë, Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media ka thënë se është dakorduar që në këtë javë të mbahen 3 seanca që kanë mbetur për gjysmë.
“U dakuorduam që në ditët e javën në vijim të mbahen 3 seanca. Ditën e mërkurë të vazhdoj seanca e mbetur në gjysmë me të gjitha pikat e rendit të ditës. Ndërsa sipas votimit javë më parë për ndarjen buxhetore, seanca e 23 qershor do të ketë shqyrtimin për ndarjen buxhetore”, tha ajo.
Gjithashtu ka thënë se sa i përket mundësisë së tërheqjes së Trustit Pensional, do të vazhdojnë të kenë qëndrim të njëjtë
“Qëndrimi është njëjtë pasi qëndrimi është i bazuar në fakte dhe argumente”, tha ajo. /InLajmi/