Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, raporton InLajmi.
Këtë konferencë për media e ka mbajtur bashkë më Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
“Duke shtuar bashkëpunimin në fushën e arsimit, turizmit, me marrëveshjet që nënshkruajmë ruajmë marrëdhëniet tonë. Kur shënojmë ditën e refugjatëve nuk mund se si të mos jem falënderues ndaj Shqipërisë. Ne kuptojmë lehtësimin dhe mbështetjen që na ka ardhur nga vëllezërit e motrat dhe miqtë tanë. Kosova dhe Shqipëria kanë trend të bashkëpunimit tregtar. Sot importojmë nga Shqipëria më shumë se asnjëherë më parë. Projekti Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë trend të bashkëpunimit tregtar mes njëra-tjetrës.
Gjithashtu kryeministri ka shtuar se projekti Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha që kanë pasur qeveritë shqiptare./InLajmi/