Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës në fshatin Sazli në Ferizaj.
Thuhet se lëndime trupore ka pasur vozitësi dhe pasagjeri, që menjëherë janë dërguar për tretman mjekësor në Ferizaj.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Sazli, Ferizaj 19.06.2022 – 10:00. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar ka shkaktuar aksident trafiku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës dhe pasagjeri mashkull kosovar. Të lënduarit pas pranimit të trajtimit mjekësorë janë liruar. /InLajmi/