Raheem Sterling është pro një kalimi te skuadra londineze, Chelsea.
Tash e disa ditë, ylli anglez lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester City dhe ‘Stamford Bridge’ po shihet tashmë si një destinacion i mundshëm.
‘ESPN’ bën të ditur se edhe Sterling është i interesuar për një lëvizje të tillë.
Reprezentuesi i Anglisë përsëri ka pozitën e tij në formacion të vënë në pikëpyetje dhe është i hapur për ndryshim ambienti.
Chelsea janë gati t’i japin një ofertë të mirë edhe atij edhe Man Cityt, pasi duan të ndryshojnë strukturën e sulmit, përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet se si do të vazhdojë seria e negociatave mes palëve, për këtë transferim