Atletja Kosovare, Gresa Bakraqi, ka arritur ta fitoj medaljen e bronztë në vrapim 3 mijë metra, në Kampionatit Ballkanik, që po mbahet në Craivova të Rumanisë, përcjell InLajmi.
Gresa Bakraqi ka arritur të shënoj rekordin me 9 minuta e 33.74 sekonda.
Sipas Njoftimit nga Komiteti Olimpik i Kosovës ky është një rekoprd i ri për Kosovën.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Bravo Gresa, medaliste e bronztë e Ballkanit
Gresa Bakraqi fitoi medaljen në vrapim 3000 metra, në Kampionatin Ballkanik, që po mbahet në Craiova të Rumanisë. Koha e saj ishte 9 minuta e 33.74 sekonda, rekord i ri i Kosovës. /InLajmi/