Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prizren është lënduar në vendin e punës, përcjell InLajmi.
Sipas policisë thuhet se mund të ketë ndodhur që i ka hequr pajisjet e mbrojtjes dhe është lënduar.
Personi ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit.
Më tej thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke shkuar në procedurë të rregullt.
Mjoftimi plotë nga Plicia e kosovës:
Prizren 18.06.2022 – 11:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit pasi që është lënduar në vendin e punës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./InLajmi/