Ministri Mbrojtës i Kosovës, Armend Mehaj, ka kujtuar 115 vjetrin e vdekjes së ideologut të Rilindjes Kombëtare shqiptare, Sami Frashërit, përcjell InLajmi.
Mehaj ka thënë se Uniteti do të na mundësoj ti kapërcejmë të gjitha sfidat e kulmuar me Luftën e lavdishme të UÇK-së.
Gjithashtu ai tha se Uniteti është i të gjithëve për një të mirë të përbashkët dhe për të ardhmen e sigurt.
Postimi i plotë i tij:
Kurrë më se i nevojshëm uniteti i të gjithëve për interesat tona kombëtare
Në kohën kur bëhet presion ndaj nesh për gjoja “konstruktivitetin” për dialogun dhe projekteve për gjoja “ integrime rajonale”, kryeministrja e Serbisë Bërnabiç, mohon gjenocidin e shtetit të saj ndaj popullit tonë.
Ky duhet të jetë alarm i ri për qendrat e politikëbërjes dhe vendimmarrjes evropiane që vazhdojnë të përkëdhelin lidershipin e Serbisë dhe të bëhen të shurdhët ndaj qasjes së tyre destruktive dhe shumë të rrezikshme jo vetëm ndaj Kosovës e Ballkanit, por edhe ndaj vlerave mbi të cilat mbështeten institucionet evropiane perëndimore.
E neve, të gjithëve, pa dallim të bindjeve ideologjike e partiake, na nevojitet më shumë se kurrë, uniteti në objektivat tonë të përbashkët të interesit nacional e shtetëror.
Meqë sot është përvjetori 118-të i vdekjes së ideologut të Rilindjes Kombëtare shqiptare, Sami Frashërit, të rikujtojmë thënien e tij për bashkimin e forcave e energjive tona në kohët e rilindjes kombëtare.
Uniteti na mundëson të kapërcejmë gjitha sfidat dhe sinergjia jonë si gjithmonë gjatë historisë, e kulmuar me Luftën e lavdishme të UÇK-së, ka ngadhënjyer ndaj çdo sfide.
Uniteti mbi të gjitha, për të mirën e përbashkët dhe për të ardhmen e sigurtë!
Uniteti i të gjithëve, për Ushtrinë tonë, është burim i forcës, energjisë dhe motivit në misionin dhe detyrat e shenjta. /InLajmi/






















