I riu kosovar, Islam Selimi është shpallur kampion i Evropës për junior në karate, përcjell InLajmi.
Karatisti, Selimi ka shënuar 5 fitore për junior, kategoria -55kg, në Kampionatin Evropian për kadet, junior dhe U-21.
Kjo garë u mbajt në Pragë të Republikës së Çekisë.
Kjo është hera e parë që Kosova fiton të artën në një Evropian të karatesë.
Postimi i plotë i Komitetit Olimpik të Kosovës:
Bravo Islam Selmani, kampion i Evropës🥋🥇 për junior💪👏🇽🇰
Karateisti ynë shënoi pesë fitore për junior, kategoria -55 kg, në Kampionatin Evropian për kadet, junior dhe U-21 që po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë.
Është kjo hera e parë që Kosova fiton të artën në një Evropian të karatesë. /InLajmi/