Ish-ministrja e Jashtme, Edita Tahiri është nderuar me çmimin botëror “Top 50” si një nga 50 gratë më të suksesshme në botë, përcjell InLajmi.
Tahiri këtë sukses ia dedikoi kombit shqiptar, duke thënë se ky popull pati guximin, forcën, fijimin e jashtezakonshem per liri dhe pavarësi perballe sfidave te ndarjes dhe shtypjes, te cilat i mposhtem me sukses.
Ish-ministrja u shpreh se ndiehej krenare kur ka dëgjuar emrin e saj dhe të Kosovës në mesin e 50 shteteve të botës të shquara për sukses.
Postimi i plotë i saj:
Ishte kenaqesi marrja e cmimit boteror Top 50 ne mesin e 50 grave me te suksesshme ne bote. Ndjeva krenari kur degjova emrin tim dhe te Kosoves 🇽🇰❤️ne mesin e 50 shteteve te botes te shquara per sukses. Gjate fjales theksova se kete cmim ia dedikoj kombit tim shqiptar qe pati forcen, guximin, fijimin e jashtezakonshem per liri dhe pavaresi perballe sfidave te ndarjes dhe shtypjes, te cilat i mposhtem me sukses. 🇦🇱❤️. /InLajmi/