Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në disa fabrika të prodhimit në Kosovë, ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton, do t’i heq të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.
Rama këtë e tha ndërsa vizitoi disa komplekse të përpunimit të grurit, ndërsa bëri thirrje që edhe qeveria e Kosovës ta bëjë të njëjtën gjë, anise tha që do ta respektojnë kërkesën e tyre për të analizuar më gjatë këtë çështje, shkruan klankosova.tv.
”Bashkë me ministren [Frida Krifca] flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe për shkrirjen komplet të të gjithë pengesave të kufirit me Kosovën, edhe kur vjen puna tek produktet bujqësore, kjo është A-ja”.