Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Volljakë të Klinës ka ndodhur një tentim vrasje, përcjell InLajmi.
“Vrasje në tentativë, Fsh. Volljakë, Klinë 16.06.2022 – 03:00. Në lidhje me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë, që dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt” shkroi, Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar një mashkull kosovar.
Tutje polica ka thënë se është sekuestruar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Policia e Kosovës ka theksuar se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullte./InLajmi/