Wei Fenghe, ministri i mbrojtjes i Kinës, përshëndeti audiencën përpara se të fillonin të flisnin, transmeton InLajmi.
“Ne kërkojmë nga pala amerikane të ndalojë njollosjen dhe frenimin e Kinës. Mos ndërhyni në punët e brendshme të Kinës…
Nëse doni konfrontim, ne do të luftojmë deri në fund”.
“ Zjarri i tij” kishte për qëllim të lëndoj Lloyd Austin, sekretarin e mbrojtjes të Amerikës.
Austin kishte paralajmëruar në të njëjtin tubim se Kina po bëhej “më shtrënguese dhe agresive” duke militarizuar ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës Jugore dhe duke hetuar në mënyrë provokative mbrojtjen e Tajvanit.
“Ne do të fluturojmë, do të lundrojmë dhe do të operojmë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”, këmbënguli Austin, shkruan The Economist.
Amerika do të vazhdojë t’i shesë armë Tajvanit, duke “ruajtur kapacitetin tonë për t’i rezistuar çdo përdorimi të forcës ose formave të tjera të shtrëngimit”./InLajmi/
