Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur këtë të shtune në Vërmicë të Prizrenit, përcjell InLajmi.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi theksoi se viktima është gjetur afër xhamisë së fshatit, derisa dyshohet të jetë shtetas i huaj.
“Sot rreth orës 16:22, është gjetur një trup i pajetë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë të Prizrenit, i cili dyshohet te jetë shtetas i huaji”, është shprehur Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe përfaqësuesit e policisë së Shqipërisë, për shkak se rasti ka ndodhur në vijën kufitare me Shqipërinë.
“Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML si dhe përfaqësuesit e policisë se Republikës së Shqipërisë. Për detaje do tu njoftojmë me raport shtesë lidhur me këtë rast”, shtoi ai./InLajmi/