Policia e Kosovës ka njoftuar se një person derisa po punonte është rrëzuar nga kati i 3-të në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë rasti ka ndodhur ndodhur në rrugën Ndue Perlleshi, në Prishtinë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Njofitmi i plotë nga Plicia e Kosovës:
Rr. Ndue Perlleshi, Prishtinë 17.06.2022 – 10:45. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese në të cilën ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor QKUK. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i kompanisë dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /InLajmi/