Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci iu ka uruar maturantëve suksese në provimin e maturës shtetërore që mbahet sot, përcjell InLajmi.
Ngavci u uroj atyre që ta finalizojnë me rezultatet më të larta provimin e maturës.
Ajo i siguroi maturantët se do të ketë gjithmonë mbështetje nga ministria.
Postimi i plotë i saj:
Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore!
Keni përfunduar me sukses vitet e shkollimit, jeni përballur me sfidat që na solli pandemia dhe uroj të finalizoni me rezultatet më të larta provimin e maturës!
Ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer, por sot suksesi varet vetëm nga ju. Andaj, me qetësi e besim jepeni më të mirën nga vetja!
Nga zemra, fat e shumë suksese të gjithëve! /InLajmi/