Një zjarr i përmasave te mëdha ka përfshire zonën e kënetës pranë bregdetit të Talës në Lezhë.
Flakët janë shfaqur rreth orës 17:00, duke u favorizuar dhe nga era, janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe bizneset në bregdet.
Zjarri ende vijon të jetë aktiv, ndërkohë raportohet se deri më tani janë djegur 20 hektarë shkurre dhe bimësi.
Aktualisht, si pasojë e zjarrit është në rrezik një biznes i cili ndodhet afër zonës së përfshirë nga flakët, shkruan Shqiptarja.com
Prej orëve të pasdites zjarrfikësit e Lezhës ndodhen në terren dhe vazhdojnë punën për shuarjen e flakëve.