Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencen e sotme ka përmendur edhe veteranët e UÇK-së ku ka thënë se fjala veteran dhe luftëtar e çlirimtar nuk duhet të jenë në një fjali me fjalën pagë, raporton InLajmi.
Kurti ka thënë se beneficioni i veteranëve duhet të jetë më i lartë se paga minimale, por që sipas tij, për të ndodhur kjo, fillimisht duhet të bëhet pastrimi i listave.
“Unë nuk besoj që në Republikën e Kosovës fjalën veteran dhe luftëtar e çlirimtar në njërën anë, dhe fjalën pagë në anën tjetër, duhet t’i kemi në të njëjtën fjali. Këto janë beneficione për veteranët si mirënjohje e shoqërisë, por jo pagë. Paga merret në kohën e tashme të vazhdueshme jo për diçka para 23 vjetëve. Kjo nënkupton që beneficioni nuk bën të lidhet me pagën minimale. Unë besoj që beneficioni për veteranët duhet të jetë më i lartë se paga minimale. Por për këtë kam kërkuar që paraprakisht të bëhet një rregullim i listave sepse duhet të vijmë tek e vërteta historike ashtu siç ka qenë. Nuk kemi nevojë ta shtojmë numrin e veteranëve që të ndihemi krenarë”, ka thënë Kurti të shtunën.
Ai ka shtuar se janë duke punuar në një propozim konkret, një oferte e cila do t’i prezantohet organizatave të dala nga lufta./InLajmi/