Në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe kryesisht i thatë. Temperaturat pritet të luhaten nga 10 ajo minimale deri në 27 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Në jug të Shqipërisë mund të ketë ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu me bubullimë.
Të dielën na pret mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale nga 27 deri në 30 gradë Celsius. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore ndonjë gradë më lartë.
Nga e hëna po ashtu na pret mot kryesisht me diell dhe me rritje të mëtujteshme të temperaturave. Pasditeve do të ketë gjasa që rrallë në disa vise të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, afatshkurtër shiu me vetëtima dhe bubullimë.