Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk do të ketë më probleme me ndriçimin publik në qytetin e Prishtinës, përcjell InLajmi.
Rama ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë të re për mirëmbajtjen e sistemit të ndriçimit.
Tutje Rama ka thënë se bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike ka vizituar 3 lokacione të reja në Prishtinë ku kanë stabilizuar ndriçimin.
Postimi i plotë i tij:
Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik!
Kemi nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa jemi në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjmë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbetë pa ndriçim.
Bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu vizituam 3 lokacionet e reja ku kemi stabilizuar ndriçimin./InLajmi/