Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mufail Bajqinovci, ka kritikuar opoziten duke thënë se këta të fundit nuk e kan për shtet, sepse këta janë parë gjatë qeverisjes, përcjell InLajmi.
Bajqinovci ka thënë se këta nuk e kanë as për veteranët sepse i kemi parë në çfarë gjendje ekonomike i kanë sjellur.
Ai ka thënë se opozita e ka vetëm një problem, Albin Kurtin!
Postimi i plotë i tij:
Opozita nuk e ka për shtet, sepse i kemi parë se si udhëheqin e qeverisin. Nuk e kanë për qytetarë, sepse e kemi parë se si vet janë pasuruar. Nuk e kanë për veteranët sepse i kemi parë në çfarë gjendje ekonomike i kanë sjellur.
Opozita e ka vetëm një problem: Albin Kurtin! Personi që këtyre që ua ka këputur pushtetin e ua ka ndalur zhvatjen. Ai madje ju pengon edhe si ekzistencë. Këtë e kanë dëshmuar edhe sa ishin në pushtet, përveçse tash në opozitë.
Por kur dalin kundër Albinit, le të dihet që po dalin kundër popullit që e mbështetë masivisht, dhe kundër kërkesës së tyre të zëshme për shtet të drejtë e zhvillimor.
Parakusht i zhvillimit është drejtësia. Drejtësi përmes vettingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme që vetëm Qeveria e Kurtit mund ta bëjë. /InLajmi/