Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala ka folur për të bëmat e Qeverisë Kurti në një konferencë për media të mbajtur ditën e shtunë, raporton InLajmi.
“Jemi të shqetësuar për mos vazhdimin e kontratave të 1.000 punonjësve shëndetësor, pandemia covid-19 ka vë në pah mangësitë e sektorit shëndetësor, ka vënë në pah mungesën e personelit mjekësor, mungesën e stafit të mesëm dhe stafit të ndihmës” tha ai.
Shala ka thënë se Qeveria e Kosovës ka shkëputur kontratën e 1.000 punonjësve mjekësor që kanë ndihmuar gjatë periudhës së pandemisë.
“1.000 punonjës shëndetësor u angazhuan gjatë periudhë së pandemisë, por si duket qeveria e tanishme ende pa përfunduar pandemia vendosi të ua ndërpreu kontratën këtyre e punonjësve shëndetësor” shtoi ai.
Tutje Shala ka thënë se mungesa e infermierëve vërehet në çdo repart të qendrave spitalore./InLajmi/