Riyad Mahrez nuk do të largohet nga Manchester City gjatë kësaj merkatoje.
Futbollisti është i lumtur në “Etihad Stadium” dhe nuk është i interesuar të ndërrojë ambient.
Për lojtarin u interesua Milani, por siç duket, duhet të presë ndonjë moment tjetër për ta “rrëmbyer” sulmuesin nga kampionët e Anglisë, transmeton lajmi.net.
Algjeriani ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 dhe vlera e tij në treg aktualisht është 35 milionë euro.