Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se vendi i tij nuk ka qenë kurrë më afër Bashkimit Evropian sesa tani, transmeton InLajmi.
Ai e përshkroi takimin me krerët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev si një “ditë vërtet historike” dhe një “hap përpara”.
Zelensky thotë se Ukraina e ka mbështetjen nga të 4 shtetet për anëtarësim në BE.
“Në përgjithësi, përshtypja ime nga takimi është pozitive, tha ai, shkruan BBC.
“Nesër dhe pasnesër do të ketë gjithashtu shumë lajme për Ukrainën dhe besoj se do të jenë pozitive”. /InLajmi/