I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak deklaron se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut mes dy vendeve.
Lajçak në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania nuk specifikoi se çfarë konkretisht. Ai gjithashtu foli për një takim të 3-të të mundshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel, para verës.
Tutje ai theksoi se është bërë shumë punë në dialog dhe ka pasur progres edhe pse kjo nuk ka qenë dhe aq e dukshme.