Donald Veshaj, kur ishte konkurrent në “Big Brother VIP”, u shpreh se nëse fiton çmimin e madh, paratë do t’i shpenzojë për bamirësi. Ndonëse nuk fitoi, ai i tha ndjekësve të tij në rrjetet sociale se do të ndërtojë 4 shtëpisë për 4 familje që kanë nevojë.
Capital T, duke folur në emisionin “Më lër të flas”, për bamirësitë që ka bërë në heshtje këto vite, e pyeti Donaldin se çfarë u bë me shtëpitë që kishte premtuar.
Donaldi i përgjigj se është duke u marrë me rastet dhe do të ndërtojë 2 shtëpi në Kosovë dhe 2 në Shqipëri:
“Donaldi, nëse ndërton 4 shtëpi, e 5-ta jam unë. Kam ngritur strukturën, kam hapur një fondacion që ka dashur kohën e vet me të gjitha procedurat. Është ngritur një bord, një staf për fondacionin. I kam zgjidhur pak a shumë rastet kush do të jenë. Kanë dashur kohën e vet por do të vijnë gjëra shumë të bukura”, shkruan Gazeta Blic.
E kam thënë që jeni super çuna dhe jeni çuna të mirë, unë thjesht doja të vërtetoja, u tha Capital T binjakëve.