Sot është Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëzimit dhe Thatësirës, qëllimi i së cilës është rritja e ndërgjegjësimit të komuniteteve mbi përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër shkretëzimit të tokës, transmeton InLajmi.
Shkretëtirëzimi dhe thatësira janë çështje të një dimensioni global në atë që prekin të gjitha rajonet e botës dhe se nevojitet veprim i përbashkët nga komuniteti ndërkombëtar për t’i zgjidhur ato, veçanërisht në Afrikë.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 17 qershorin si “Ditën Botërore për të luftuar shkretëtirëzimin dhe thatësirën” me rezolutën e saj të miratuar në dhjetor 1994, shkruan unesco.eg.
Dita e Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës festohet çdo vit për të nxitur ndërgjegjësimin e publikut. /InLajmi/