Shefi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kanë kërkuar që seanca plenare të ndërpritet dhe të gjendet një zgjidhje për veteranët, raporton InLajmi.
‘’Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet dhe ta gjejë një zgjidhje që të bëhet pensioni i veteranëve në linjë me pagën minimale. Kjo është një kërkesë dinjitoze e juaja’’, tha ai.
Tahiri ka thënë se kërkesa e veteranëve është kërkesë dinjitoze e tyre.
‘’Do t’ju ftojmë në një takim ta gjejmë një zgjidhje sepse është e turpshme me kundërshtu për një të drejtë tuajën minimale” shtoi ai.
Tutje Tahiri ka thënë se do ti ftojnë në takim veteranët për të gjetur një zgjidhje për ta./InLajmi/