Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj për nder të Ditës së Çlirimit të Deçanit ka marrë pjesë në panairin veror “Deçani”, përcjell InLajmi.
Ramosaj theksoi se në këtë panair është prezantuar potenciali turistik, trashëgimia e vlera kulturore, ushqimi tradicional si dhe punime të ndryshme artizanale të komunës së Deçanit.
Kryetari theksoi se Dita e Çlirimit të Deçanit i ka gjetur më të bashkuar se kurrë.
Postimi i plotë i tij:
Dita e Çlirimit të Deçanit, këtë vit na gjeti më të bashkuar se kurrë, me vëllezërit tanë nga të gjitha trevat ku flitet shqip, të cilët na nderuan me prezencën e tyre e i shtuan vlerë Ditës së Çlirimit dhe bukuri panairit veror “Deçani 2022”, ku prezentuam potencialin tonë turistik si dhe trashëgiminë dhe vlerat tona kulturore, ushqimin tradicional e punime të ndryshme artizanale. /InLajmi/