Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për zhvendosjen e Festivalit “Sunny Hill” në Tiranë, raporton InLajmi.
Rama ka thënë se arsyeja se Festivalit “Sunny Hill” që nuk do të mbahet në Prishtinë është se institucionet qendrore kanë tentuar vazhdimisht të hyjnë kompetencat e kuvendit komunal që ky Festival të mbahet në Tiranë.
“Sunny Hill” nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë. Ky është në lajm dëshpërues për kryeqytetin por edhe për gjithë Kosovën. “Sunny Hill” festival i takon Kosovës, i takon Prishtinës, i takon të rinjve dhe të rejave tona që me padurim e kanë prit edicionin e sivjetmë. Arsye pse ky festival mbahet në Tiranë, është se institucionet qendrore kanë tentuar vazhdimisht të hyjnë kompetencat e kuvendit komunal ky festival është zhvendosu në Tiranë është për shkak krye këput të zvarritjeve të Qeverisë dhe në kompetencat e kryetarit të komunës. Për fat të keq për çështje të tilla janë bërë për poenë politikë që të tentohet që vendimin ta rikthejnë në Kuvend kundër vullnetit të shumicës së asamblesë e cila përfaqëson vullnetin e sovranit në Prishtinë”, tha Rama.
Gjithashtu ai tha se kontrata parasheh 3 vjet me radhë nëse s’mbahet festivalin Kosovë për çfarëdo arsye, prona i kthehet Komunës.
“Qeveria ka qenë në dijeni për marrëveshjen. Kontrata parasheh që për 3 vjet me radhë nëse s’mbahet festivali për çfarëdo arsye, prona i kthehet Komunës. Hapësira e dhënë në shfrytëzim gjatë gjithë vitit do të jetë park publik i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës. Komuna do të ketë dispozicion 60 ditë në vit për organizim të festivaleve të tjera. Sa po të nënshkruhej kontrata, Komuna do ta krijonte organin mbikëqyrës. Në marrëveshje ka qenë rishikimi çdo tre vjet. Në 25 vjet, prapë rishikohet dhe mund t’i kthehet Komunës”,
Më tej ai u shpreh se është paraparë që profiti i kryeqytetit nga ky festival sivjet të ishte rreth 12 deri në 15 milionë euro. /InLajmi/