Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta mbyllur terminalin doganor në Merdare, përcjell InLajmi.
Ai tha se kjo qeveri me këtë vendim i detyron të gjithë bizneset atje t’i kryejnë shërbimet në Prishtinë, 30km larg,
Mustafa tha se Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar se do ta ndërtonte këtë terminal doganor, mirëpo sipas tij kjo procedurë tashmë nuk shihet as në letra.
Deputeti theksoi se VV-ja në Llap ka kryetarin e komunës dhe 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Tutje ai tha se kjo parti ka vendosur ta shkatrrojë sektorin privat në Llap.
“hani bukë, e bukera bre”, shkruan ai.
Postimi i plotë i tij:
LVV në Llap ka kryetarin e komunës dhe 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Qeveria ka vendosur terminalin doganor në Merdare ta mbyllin duke i detyruar të gjitha bizneset atje t’i kryejnë shërbimet në Prishtinë, 30km larg.
Terminal doganor shtetëtor kanë premtuar por asnjë procedurë në letra, e lëre më në teren, nuk kanë filluar.
Sektorin privat në Llap kanë vendosur ta shkatërrojnë.
Hani buk’ e bunkera bre… /InLajmi/