Grupi i punëtorëve të Korporatës së Energjisë Elektrike janë duke protestuar për votimin e Projektligjit të tërheqjes së Trustit, raporton InLajmi.
Kryetari i sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica ka folur për protestën e veteranëve të UÇK-së.
“Nuk mund të ndahemi nga kategoria më e rëndësishme në periudhën historike. Punëtorët e KEK-ut ju mbështesin sepse pa juve nuk do të mund të kishim liri dhe Pavarësi. Ne solidarizohemi dhe ju mbështesim fuqishëm. Mbështetjen tonë do ta keni gjithherë”, tha Llumnica veteranëve të UÇK-së.
Tutje Llumnica ka thënë se veteranët janë kategoria më e rëndësishme në periudhën historike./InLajmi/