Krye parlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se seanca parlamentare për Trustin shtyhet për javën tjetër, raporton InLajmi.
“Shtyhet seanca për shkak të mospajtimeve dhe probleme tona politike, nuk e pash të arsyeshme këtë shtyrje sepse nuk pat të bëjë seanca me veteranët, seanca shtyhet për javë tjetër” tha ai.
Konjufca tha se nuk e pa të arsyeshme shtyrjen e seancës.
Gjithashtu ai tha se nuk iu duk i arsyeshëm as insistimi i opozitës për shtyrjen e kësaj seance./InLajmi/