Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka kërkuar që të vazhdojë seanca, derisa ka thënë se ka mjaft pika të rëndësishme.
Ai i tha PDK-së që të mbahet seanca për Trustin që ata e kanë kërkuar aq shumë, derisa shtoi se e kanë premtimin e qeverisë për një takim me veteranët nesër, raporton Gazeta Blic.
Konjufca po ashtu i tha Tahirit se nëse PDK si ka deputetët në sallë dhe janë në udhëtim e i presin, e mirëkuptojnë edhe këtë.