Ushtruesi i Detyrës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që mos ta provokojë situatën, raporton InLajmi.
Klinaku ka thënë se po kërkon nga shteti që të ndaloj provokimet dhe ta tërheq ligjin për anti-kushtetutë.
“Ne policinë i kemi tanët, kërkojmë nga pushteti që t’i ndalojë provokimet dhe ta tërheq Ligjin që është antikushtetuese, dhe ata deputetë që e shkelin ligjin dhe Kushtetutën nuk e kanë vendin këtu”,
Gjithashtu ai tha se ata deputetë të cilët janë duke e shkelur ligjin për Kushtetutë nuk e kanë vendin këtu. /InLajmi/