Kancelari gjerman, Olaf Scholz është duke zhvilluar vizitën e tij në Kiev të Ukrainës, transmeton InLajmi.
Olaf Scholz ka thënë se Gjermania ka pranuar 800 mijë refugjatë ukrainas.
Në një konferencë shtypi në Kiev, ai tha gjithashtu se Gjermania po e mbështet Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht, shkruan BBC.
Bashkë me Olaf Sholz në takimin e Kievit janë , presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti rumun Klaus Iohannis./InLajmi/