Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për protestën e sotme e cila do të mbahet nga veteranët e UÇK-së, përcjell InLajmi.
Hoti ka thënë se mospajtimet e interesat publik duhet që të zgjidhen me dialog, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës.
Gjithashtu ai tha se, Qeveria nuk e ka shtjerrë dialogun me veteranët e as me opozitën.
Postimi i plotë i tij:
Mospajtimet për çështje të interesit publik duhet të zgjidhen me dialog, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës, argumentues dhe shterues. Vetëm kur të shterohet dialogu mund të procedohet me vendimmarrje politike për ato çështje në Qeveri dhe në Kuvend.
Qeveria e ka “Zyrën e veteranëve” në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Nuk e ka shfrytëzuar këtë mekanizëm për dialog me veteranët. Nuk e ka shtjerrë dialogun as me veteranët e as me opozitën. /InLajmi/