Dita e enjte ishte ditë e protestave në Kosovë përshak të pakënaqësive të veteranëve të luftës së UÇK-së, ku këta të fundit u “diskriminuan” nga paga minimale e miratuar në Kuvendin e Kosovës, si dhe kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e 30% nga trusti, përcjell InLajmi.
Deputetët e opozitës gjatë këtyre ditëve kanë qenë zë i veteranëve, si dhe pro tërheqjes së 30% të tërheqjes së trustit.
Deputetja Duda Balje, përmes fotografisë ka përshëndetur mbajtevajtjen si dhe punën e palodhshme të policëve.
Ajo ka thënë se puna e tyre ka vështirësi duke theksuar se ata janë shumë të rëndësishëm dhe të veçantë për shtetin tonë.
Postimi i plotë i saj:
Dëshiroj vetëm të përshëndes sot të gjithë policët përreth Kuvendit të Kosovës, vërtet e kuptoj se sa e vështirë është puna juaj.
Mos harroni kurrë se jeni shumë të veçantë dhe të rëndësishëm. /InLajmi/




















