Analisti politik Blerim Latifi, ka thënë se protesta e sotme nuk është e veteraneve por është aksion politik i opozitës i zhvilluar sipas metodave të mëhershme të Kurtit, përcjell InLajmi.
Latifi ka thënë se në këtë protestë është duke parë një ofendim të dyfishtë të veteranëve.
Analisti Latifi, ka akuzuar opozitën se janë duke bërë lojë me veteranët e UÇK-së për ardhjen e tyre në pushtet.
Postimi i plotë i tij:
Fatkeqësisht kjo nuk është protestë e veteranëve, por aksion politik i opozitës, i zhvilluar sipas metodave të dikurshme të Kurtit: protesto jashtë Kuvendit dhe blloko punën e Kuvendit nga brenda!
Një veteran që proteston jashtë Kuvendit për pagën minimale ( të cilën duhet ta ketë patjetër), nuk do të lejonte që zëri i tij të përfaqësohej brenda në Kuvend nga profiterët milionerë të luftës e pasluftës.
Sot ne po shohim faktikisht një ofendim të dyfishtë të veteranëve: nga pushteti që i ka sjellë në këtë situatë me protestu për një pagë minimale, e cila realisht është edhe më keq se minimalja e ekzistencës, dhe nga opozita, e cila hapur po bën lojën e përdorimit të veteranëve për qëllimin e saj të ardhjes në pushtet. /InLajmi/