Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që të ndërpritet seanca dhe të ftohen përfaqësuesit e veteranëve për konsultim, raporton InLajmi.
Tahiri ka thënë se duhet të adresohen kërkesat e veteranëve të UÇK-së pas rinisjes së seancës së Kuvendit
“Padrejtësia duhet të përmirësohet. Ne do të mundohemi të jemi konstruktiv. Ju kemi kërkuar që të mos jenë shkak veteranët për përplasjet tona. Për hatër të atyre që po qëndrojnë jashtë në këto temperatura të larta, duhet që kjo seance të ndërpritet dhe t’i ftojmë përfaqësuesit e veteranëve për konsultim”, ka thënë Tahiri.