Rritja e çmimeve globale të ushqimeve është një pasojë e drejtpërdrejtë e luftës në Ukrainë dhe jo, siç ka pohuar Moska, pasojë e sanksioneve ndaj Rusisë thotë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton InLajmi.
“Eksporti i ushqimit dhe drithit nga Ukraina është jashtëzakonisht kritik,” u tha Jens Stoltenberg gazetarëve në Bruksel.
Stoltenberg thotë se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe drithërave tregon pasojat globale të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Rusia përpiqet të krijojë narrativë se rritja e çmimeve të grurit është shkaktuar nga sanksionet tona – kjo nuk është e saktë”, tha Stoltenberg, shkruan BBC.
Sekretari i Përgjithshëm thotë se përpjekjet ndërkombëtare janë në vazhdim për të provuar të heqin bllokadën ruse të porteve të Detit të Zi për të lejuar eksportin e grurit ukrainas me Turqinë një lojtar kyç në negociata./InLajmi/