Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë biseduar sot në telefon dhe kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin ekonomi, trasnmeton InLajmi.
Këtë e kanë bërë që te u qëndrojnë përballë sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.
“U ra dakord që të zgjerohet bashkëpunimi në energji, financiar, industrial, transport dhe fusha të tjera, duke marrë parasysh situatën në ekonominë globale që është bërë më e ndërlikuar për shkak të politikës së paligjshme të sanksioneve të Perëndimit,” tha Kremlini.
Sipas Kremlinit bashkëpunimi mes Rusisë dhe Kinës do të bëhet në fusha si energjia, industria, transporti dhe disa të tjera.
Rusia po vazhdon ofensivën e saj në pjesën lindore të Ukrainës./InLajmi/