Hapësira ajrore zvicerane ka qenë e mbyllur që nga mëngjesi në të gjitha aeroportet e Zvicrës, mirëpo me intervenimin e shpejtë, ato kanë rifilluar.
Hapësira ajrore zvicerane ka qenë e mbyllur që nga mëngjesi në të gjitha aeroportet e Zvicrës, mirëpo me intervenimin e shpejtë, ato kanë rifilluar, shkruan albinfo.ch.
Fluturimi i parë nga Cyrihu tashmë është nisur drejt Prishtinës, ndërkohë që edhe fluturimet nga Prishtina për në Cyrih priten shpejt të rifillojnë.
Arsyet ishin problemet e IT në kontrollin e trafikut ajror Skyguide.
Sipas kontrollit zviceran të trafikut ajror, të gjitha fluturimet janë gati të realizohen, shkruan albinfo.ch.
Skyguide shpreh keqardhje për incidentin dhe pasojat për klientët, partnerët dhe pasagjerët.