Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Arsimit, Bekim Vishaj me rastin e “Ditës së Çlirimit” u kanë shpërndarë mirënjohje nxënësve fitues të garave sportive, kulturore dhe të diturisë të mbajtura gjatë vitit shkollor, përcjell InLajmi.
Ramosaj u shpreh krenar për arritjet e nxënësve.
Ai gjithashtu iu shprehu mirënjohje mësimdhënësve dhe prindërve për angazhimin dhe përkushtimin ndaj këtyre nxënësve.
Postimi i plotë i tij:
Patëm kënaqësinë që së bashku me drejtorin e Arsimit z.Bekim Vishaj të shpërndajmë mirënjohje për nxënësit fitues të garave sportive, kulturore dhe të diturisë të mbajtura gjatë vitit shkollor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Deçanit.
Ndihemi krenarë të shohim çdo ditë arritjet e nxënësve dhe gjeneratave të reja në fusha të ndryshme dhe shprehim mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e mësimdhënësve dhe prindërve në plotësimin e dijes së tyre. /InLajmi/