Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka uruar 23 vjetorin e Çlirimit të Deçanit, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka thënë se për Ditën e Çlirimit të Deçanit, për nder të Ushtrisë së Kosovës është ngjitur në atraksionin turistik “ Via Ferrata”.
Gjithashtu ai tha se është krenarë me luftëtarët e UÇK-së.
Postimi i plotë i tij:
Sot bashkë me të rinjtë e Deçanit, jemi ngjitur në atraksionin turistik “Via Ferrata” për nder të 23-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Deçanit, për të nderuar kështu luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e njëkohësisht për të promovuar më së miri bukuritë e rralla të bjeshkëve tona!
#urimeditaeçlirimit
#krenarëmeluftëneuçk-së. /InLajmi/